Dramë për familjen Doçi, 5 fëmijët e mitur jetojnë në kushte ekstreme: Duam vetëm një shtëpi! (Video)

Shumë familje vijojnë të jetojnë në mes të kushteve ek.streme si dhe të ftohtit pas dëmeve që solli tërmeti i 26 nëntorit.

Një ndër to është edhe familja Doçi, ku 5 fëmijët, dy prej tyre jetimë, po rriten nga gjyshi i tyre dhe djali i tij i vetëm.

Asllan Doçi thekson për Abc News se fëmijët e vegjël qëndrojnë ditën në çadër dhe natën në kontejner.

Më tutje, ai tregon edhe historinë dramatike të familjes së tij, duke iu referuar vd.ekjes së gruas dhe të djalit të tij.

Ai tha:

Më vd.iq gruaja, më pas më vd.iq djali… i fali zoti dy fëmijë. E morëm nusen të re, pati probleme me nusen dhe djali u vetëflijua. Dy fëmijët e vegjël të moshës 2-3 vjeç mi la jetim. Çfarë ti bëj djalit, atë vendim mori.
Me djalin e tij të vetëm, Asllani jeton në këtë çadër ndërkohë që kushtet atmosferike dhe mungesa e energjisë elektrike i ka bërë akoma më të vështira ditët e tyre.

Gjithashtu, nusja e re e shtëpisë, Irena, thekson se e vetmja gjë që duan është të kenë vetëm një shtëpi.

Irena theksoi:

Ajo që duam është një shtëpi, që të kenë fëmijët një vend ku të rrinë…se janë 5 fëmijë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME