Një histori rrëqethëse vjen nga fshati Bushat i Shkodrës, ku familja Prendi prej kohësh banon me mjerimin, pas dje.gies së banesës së mëprashme.
BOOM raporton se ishte viti 2010 kur shtëpia e kësaj familje u dogj dhe nëntë pjesëtaret e familjes ngelen në mes të katër rrugëve.
Kryefamiljari Mark Prendi në pamundësi për të rindërtuar shtëpinë u detyrua që së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten të jetonte në shtëpitë e braktisura te fshatit. Fëmijëve u mungojnë gjerat më elementare veshja dhe ushqimi. Sikur te mos mjaftonte ky fakt Mark Prendi duhet të kujdeset edhe për nënën e tij të moshuar e cila prej vitesh dergjet në shtrat e paralizuar.
Mark Prendi shprehet:
Këto janë kushtet, paguaj 1400 lekë për ti çuar në shkollë. Më dhemb shpirti kur fëmijët flenë me barkun bosh. Para vitit të ri disa ditë nuk shkuan në shkollë. Kjo nuk mund të hajë, çfarë i japim ne. Nuk merr as mjekim, sepse nuk kam mundësi me çfarë tja marr. Unë dua të rindërtohet shtëpia, të fut fëmijët se i kam jashtë.”
Vargjet e Migjenit të shkruara vite më parë janë aktuale edhe sot.
Gruaja e Mark Prendit thotë:
Kam 6 fëmijë, njërin e kam të sëmurë me vrimë në zemër. Nuk kemi asnjë kusht. Fëmijëve i jap bukë me ujë e kripë.”
I bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve të ndihmojnë këtë familje, të rindërtojnë shtëpinë e djegur. Kontributi i gjithsecilit prej jush mund të ndryshoje jetën e 6 fëmijëve të familjes Prendi.
0693561705 – Kontakti me familjen.