Dhjetëra risi janë prezantuar këtë vit në Panairin e Teknologjisë në Las Vegas, por më e veçanta mund të themi që është “Kuzhina inteligjente”
Të gjithë do të donin një kuzhinë të tillë në shtëpi, e pajisur me krahë robotikë që gatuajnë, frigorifer “të zgjuar” që planifikon ushqimet që do të hani, një robot barist që përgatit kafen perfekte dhe me termometër për mishin që bifteku juaj të jetë i pjekur sa duhet.
Kompanitë më të mëdha elektronike Samsung, LG Electronics, GE Appliances, Ëhirlpool dhe Bosch janë duke u përpjekur të ridimensionojnë kuzhinën rreth lidhjes me internetin, me risi që variojnë nga robotët e pazakontë tek teknologjia e vendosur në pajisjet ekzistuese të kuzhinës.