Surpriza që nuk e kishte menduar kurrë, Ardit Gjebrea befasohet nga e ftuara

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ditën e sotme ka sjellë historinë e zonjës Valbona.

Ajo ka ardhur në studio për t’i bërë një surprizë djalit dhe nuses së tij. Në filim, Valbona tregon se djali i saj quhet Ardit dhe për një arsye të veçantë. Valbona dhe nëna e saj gjithmonë e kanë pëlqyer pa masë Ardit Gjebrean, prandaj vendosën që ta quanin dhe djalin e saj me këtë emër.

Valbona: Familja ime përbëhet nga burri, dy djemtë dhe prindërit e burrit. Kemi dy djemtë, Andin dhe Arditin. Arditit i kemi vënë emrin tuaj se unë dhe nëna ime ju kemi pëlqyer pa masë.

Ardit Gjebrea: Më ka ngjarë ndonjë çik Arditi? I pëlqen muzika, arti, televizioni?

Valbona: Arditi është një djalë shumë i mirë, shumë zemërgjerë, shumë i dashur dhe bën shaka.

Ardit Gjebrea: Po televizioni i pëlqen?

Valbona: Jo dhe aq, nuk i pëlqen. Nuk i pëlqen në kuptimin e fjalës që kur bëj ndonjëherë shaka do të çoj tek Arditi, jo vetëm atje jo. Unë kam shumë dashuri që atë ta sillja këtu. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME