Altruizmi është një cilësi e karakterit dhe personalitetit, i cili dita-ditës po zhduket, por disa persona e kanë të ngulitur thellë në zemër.
Një rast, i cili të emocionon fort, ka ndodhur sot në një nga zonat më të populluara të Tiranës, pikërisht pranë “Don Boskos”.
Të gjithë ata që jetojnë në kryeqytet e njohin shumë mirë djalin me një këmbë, i cili qëndron pothuajse gjithë ditën pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”, por jo vetëm. Ai e ka të pamundur të ecë, por më e keqja është se ai nuk ka edhe asnjë preson të afërt pranë. Ai qëndron i ulur në trotuar, me kokën poshtë dhe herë pas here kërkon ndonjë cigare nga këmbësorët që kalojnë.
Shumicën e kohës, ai rri pa bluzë, duke lypur monedha edhe në kushtet më te këqija të motit. Mirëpo në këto ditë të ftohta të janarit, një këmbësor i thjeshtë është bërë heroi i tij. Sipas një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, një burrë i ka blerë një bluzë, djalit i cili e ka të pamundur të ecë dhe endet i vetmuar në rrugë anti-humane të Tiranës. Qytetari e ka blerë bluzën në një dyqan aty pranë, ia ka çuar dhe e ka ndihmuar atë ta veshë, duke bërë kështu gjestin më human, i cili meriton admirim dhe duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë njerëzit. Përveç kësaj qytetari që ka dërguar videon, shprehet se burri i ka blerë edhe ushqim.
Videoja është filmuar nga një qytetar i cili është prekur nga gjesti fisnik. Është për të ardhur keq që në kohët e sotme, të tillë njerëz si burri në video, janë shumë të rrallë.