Një nënë, e cila u shua disa ditë pasi solli fëmijën në këtë botë është bërë dhuruese “një në milion” pasi arriti të dhuronte me sukses 12 organe të saj, tek pacientë të cilët kishin nevojë. Kathleen Thorson nga Medford, Oregon, lindi fëmijën e saj të katërt, Teddy, më 29 dhjetor. Vetëm pesë ditë më vonë ajo pësoi hemorragji dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Edhe pse iu nënshtrua disa operacioneve, jeta e saj nuk arriti të shpëtonte. Megjithatë, organet e saj ishin në gjendje shumë të mirë dhe funksionale. Mjekët u dorëzuan dhe deklaruan se nuk mund t’ia shpëtonin dot jetën.
Sipas dëshirës së saj të fundit, mjekët dhuruan 12 organet e saj, tek pacientë të cilët ishin në pritje për transplante. Këto transplante përfshinë edhe dhurimin e zemrës dhe mushkërive.
Krijuesi i llogarisë në “Go Fund Me” më familjen e Kathleen, Richard Stubbs, shkroi se ky ishte akti i fundit i mirësisë së Kathleen.