Zyrtarisht në shenjën e tyre, si ta dallosh një grua Ujor

Jemi zyrtarisht në periudhën e Ujorit, por si ta dallojmë një grua që i përket kësaj shenje zodiaku?

 

Mënyra më e sigurt për ta njohur një femër tё shenjёs sё Ujorit, është të mbani mend se është aq paradoksale në dashuri, ashtu si në çdo gjë tjetër. Ajo papritmas mund të vendosë tё studiojё balet, tё bёjё ekskursione nё male apo tё bashkohet me Korpusin e Paqes. Pra, i takon të gjithëve dhe askujt.

 

Kërkesa e vajzës Ujor për liri dhe pavarsi është këmbëngulëse, megjithatë besnikëria është e pakufishme. Ndryshe nga shumë gra të tjera, ajo nuk do tё jetё e interesuar pas llogarisё suaj bankare. Paraja nuk është parёsore pёr njё femёr tipike Ujor. Ajo nuk do të merakoset nёse ju nuk jeni burri mё i pasur nё qytet, por ajo do të presё që ju të respektoheni në një farë mënyre për arritjet tuaja intelektuale.

 

Nëse jeni duke kërkuar për një lule pasionante, ju keni zgjedhur lulen margaritё tё gabuar. Pasioni nuk është pika e saj e fortё, nёse ёshtё njё Ujor tipik. Ajo do të mendojё se dashuria fizike është mjaft e këndshme, nëse nuk mbivlerёsohet. Ashtu si të gjithё personat e Ujorit, ajo mund të ketë një frikë të pandёrgjegjshme se dёshira pёr njё person, do ta burgosё atё dhe do ta mbajё larg dashurisё sё saj mё tё madhe- lirisё sё pakushtёzuar.

 

Ndërkaq njё vajzё Ujor mund tё jetё dashamirёse me ish tё dashurit apo ish- bashkёshortёt. Ajo e harron të kaluarën dhe i fshin kujtimet e vjetra por ka një përjashtim tё veçantë dhe tё dukshëm nga ky rregull. Ashtu si mashkulli i Ujorit, edhe femra e udhёhequr nga ky planet, do ta mbajё mend dashurinё e parё tё vёrtetё dhe tё sinqertё gjatё gjithё jetёs sё vet. Por vetёm kёtё dashuri tё parё.

 

Mënyra mё e shpejtë për ta humbur atё janë xhelozia, paragjykimi, posesiviteti, kritikat dhe konservatorizmi. Ju gjithashtu duhet tё pёlqeni dhe pranoni miqtё e saj./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME