Qeveria greke ka bërë publike një nismë të re për kthimin e të rinjve në vend. Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria e Greqisë, po mendon një formë subvencionimi për të gjithë të rinjtë që janë larguar në emigrim, por shikojnë mundësimin e kthimit në vend.
Programi “Rebrain Greece” drejtohet nga Ministria e Punës, për të kthyerit shumë të kualifikuar, qeveria do të paguajë 70% të pagave, që kapin shifrën deri në 3000 euro në muaj dhe ky subvencion do të zgjasë për një vit
“Nuk është fjala për djemtë“, tha Ministri Grek i Punës, Giannis Vroutsis për Euronews. “Bëhet fjalë për grekë të rinj me një nivel të lartë studimesh që shkuan jashtë vendit për të gjetur një të ardhme më të mirë. Ne duam që ata të kthehen, për të ndërtuar këtë të ardhme më të mirë këtu në Greqi; për të sjellë njohuritë dhe përvojën e tyre në ndërmarrjet Greke“, shtoi më tej ai.
Nga ana tjetër Konstantinos Agrapidas, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve të Punës në Greqi, tha se vendi po vuante për shkak të humbjes së punëtorëve të saj të aftë. “Greqia ka paguar një çmim të lartë për shkak të ikjes së trurit,” tha ai. “Familjet Greke dhe shteti Grek kanë investuar në këta të rinj. Tani Greqia renditet e 26-ta nga 28 e BE-së në aftësitë e integrimit dixhital“.