Surpriza në karrierë dhe dashuri/ Zbuloni të papriturat që ka parashikuar horoskopi për ju këtë javë

Dashi

 

Java: Mendoni seriozisht se çfarë doni të bëni me pjesën tjetër të jetës tuaj.

Dashuria: Dashuria duket se do të marrë tatëpjetën për një kohë por jo shumë të gjatë.

Karriera: Para se të merrni vendimin të lëvizni nga puna sigurohuni nëse nuk po iu shpëton ndonjë mundësi promovimi.

Paratë: Financat do të përmirësohen me rritjen tuaj në karrierë. Mos u zbraps nëse je në kërkim të asaj vlen.

Këshilla: Fokusohu tek e ardhmja.

 

Demi

Java: Lërjani gjërat fatit por mbani një sy tek biznesi personal.

Dashuria: Për të përjetuar dashurinë, do të duhet të gjeni dikë që ju bën të ndjeni shumë dhe që ndodhet shumë pranë jush.

Karriera: Bëni sytë katër. Të gjithë e dinë përveç jush se çfarë po ndodh me punën tuaj.

Paratë: Bëni kujdes me shpenzimin e parave dhe vendimet që do të merrni rreth financave tuaja.

Këshilla: Mos aprovoni gjithçka.

 

Binjakët

Java: Nëse ndjeheni të shpërndarë mos lejoni që dikush të ndikojë në vendimet tuaja dhe të bëni diçka për të cilën ende nuk ndiheni të gatshëm.

Dashuria: Dashuria dhe paraja janë ndërthurur bashkë Kini kujdes që të mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani.

Paratë: Ka mundësi që këtë javë të shlyeni një borxh ose të bëni një dhuratë që do t’iu harxhojë shumë para.

Këshilla: Ji mirënjohës.

 

Gaforrja

Java: Dashuria do të jetë kryefjala për këtë javë.

Dashuria: Para se të ndaheni nga partneri për mospërputhje karakteri, mendojeni mirë, mbase po flakni tutje dashurinë e vërtetë?

Karriera: Mundohuni të fokusoheni totalisht tek puna.

Paratë: Investimet e bëra së fundi duke se kanë rezultate pozitive.

Këshilla: Kompromisi është një gjë e mirë.

 

Luani

Java:Do të keni mundësi të vendosni një rekord me dikë shumë pranë jush ndaj duhet të tregoheni sa më vigjilent. Mos i hapni askujt zemrën duke i treguar ndjenjat.

Dashuria: Nuk duhet të bëhet ajo që thoni ju por ajo që ju thoni ka më shumë rëndësi. Në këtë apsekt pritet që të ketë tensione që do të marrin një kthesë në fundjavë.

Karriera: Ndërtimi i marrëdhënieve në punë siguron siguri.

Paratë: Paratë nga një burim i papritur janë në rrugën e llogarisë suaj bankare

Këshilla: Mendoni më shumë para se të veproni. Mos përfitoni.

 

Virgjëresha

Java:Është momenti për të filluar një rutinë të re. Shëndeti, bukuria, mirëqenia do të jenë në fokusin tuaj këtë javë.

Dashuria: Beqarët mund të takojnë dashurinë e vërtetë. Më në fund do të gjejnë gjysmën e shpirtit binjak.

Karriera: Nëse keni rënie në punën tuaj, mos u shqetësoni nuk do të jetë për një kohë të gjatë.

Paratë: Qëndronbi të fokusuar në ëndrrën tuaj, paratë do të vijnë në sajë të saj.

Këshilla: Disiplina dhe këmbëngulja do të fitojnë në fund.

 

Peshorja

Java: Kaloni kohë duke rivlerësuar qëllimet tuaja dhe rezolutat e Vitit të Ri. Nëse disa nuk i mungojnë idealit tuaj vitin e kaluar, ka një shans ta bëni atë këtë vit.

Dashuria: Zgjidhni aktivitetet tuaja shoqërore me kujdes; shkoni në vendet e duhura për të takuar njerëz që përputhen me mendimet tuaja.

Karriera: Ndryshimet e papritura mund t’ju dërgojnë në një rrotullim, ndiqni rrjedhën.

Paratë: Nuk do të ketë ndryshime nga java e kaluar. Financat do të vijojnë të mbeten njësoj.

Këshilla: Vendosni veten para të tjerëve.

 

Akrepi

Java: Këtë javë do të balanconi të gjitha gjërat që po ndodhin në jetën tuaj.

Dashuria: Miqësia është po aq e rëndësishme sa romanca.

Karriera: Je në momentin më kulminant të karrierës. Së shpejti do të prejni majat.

Paratë: Kujdes me shpenzimet.

Këshilla: Jini vizionar.

 

Shigjetari

Java: Sinkroniteti i jetës po punon në favorin tuaj.

Dashuria: Shigjetarët tundohen të bëjnë ndryshime në jetën e tyre të dashurisë. Mund të jetë më mirë të mendoni për projektin në të ardhmen – tani për tani, thjesht kënaquni.

Karriera: Kënaqësia fitohet nga puna me njerëz që ju pëlqen dhe respektojnë

Paratë: Kujdes me shpenzimet e luskit. Mund të humbni shumë.

Këshilla: Luani lojën për të fituar.

 

Bricjapi

Java: Me Venusin në shenjën tuaj, prisni dashuri dhe vëmendje këtë javë.

Dashuria: Do të trokasë në ëndrrat tuaja. Me Venusin në favor do të përjetoni ndjenjat më të bukura të dashurisë.

Karriera: Me energjinë e fuqishme të Diellit në Ujori, ju mund të arrini pothuajse gjithçka.

Paratë: Situata financiare duket pozitive. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Këshilla: Mos përfundoni në delir.

 

Ujori

Java: Jini të përgatitur për të lëvizur nga zona juaj e rehatisë për të jetuar jetën në maksimum.

Dashuria: Gjithçka është në dorën tuaj. Ndiqni zemrën.

Karriera: Një mundësi një herë në jetë do të shfaqet, nëse jo këtë javë, atëherë në të ardhmen e afërt.

Paratë: Financat do të jenë në përmirësim. Do të merrni para shtesë prej dikujt.

Këshilla: Mos përdorni maskë.

 

Peshqit

Java: Zemra është për dashurinë ndërsa koka për punën.

Dashuria: Ende nuk po mundeni të gjeni dashurinë ideale. Vijoni kërkimet.

Karriera: Kushtojini vëmendjeve detajeve. Mos bini pre e rutinës.

Paratë: Kurseni më shumë pasi do t’iu duhen për shpenzimet që iu presin në vazhdim.

Këshilla: Mos i humbisni qëllimet tuaja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME