Drejtuesi i Federatës së Futbollit shqiptar, Armando Duka ka folur për jetën e tij private në emisionin “Jo vetëm modë”.
Duka ka treguar fragmentin kur ka mësuar se fëmija i parë që priste gruaja e tij ishte vajzë dhe jo djalë ashtu siç ai e kishte ëndërruar gjithmonë. Madje në një moment Duka është shprehur se kanë qarë të dy kur e kanë marrë vesh gjininë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Orinda Huta: Kur u njohët me bashkëshorten tuaj?
Armand Duka: Shumë vite më parë, diku nga viti ’93.
Orinda Huta: Sa vjeç ishit?
Armand Duka: Unë kam qenë i madh, ajo ka qenë më e vogël, unë kam qenë diku 30 vjeç. Ajo ka qenë në fakultet, sapo ka mbaruar vitin e parë në mjekësi. Në ‘95 u martuam. Në ditën e dasmës, nuk ishim vetëm ne të dy, por ishte edhe Lori 5 muajshe. E kam parë shumë mirë ditën e dasmës dhe më vonë.
Orinda Huta: E doje gocë?
Armand Duka: Jo në asnjë mënyrë s’e doja gocë. Nuk kishim shkuar domethënë ta shikonim çfarë ishte. Diku në muajin e tetë të shtatzënisë, ngaqë kishte një problem, shkoi u vizitua dhe e pa. Mund nuk donte të ma thonte. Pastaj qaj unë dhe qaj ajo. Suela e ndikuar nga unë se mua më ishte fiksuar për djalë. Dhe kam bërë gabim shumë.