Arrestohet çifti i shqiptarëve në Greqi, akuzohen se kanë bashkëpunuar me grabitësit që hapën zjarr kundër Policisë

Policia greke ka zhvilluar sot një operacion në Prevezë, që ka përfunduar me arrestimin e dy shqitparëve, një burrë dhe një grua. Sipas informacioneve, bëhet me dije se çifti i të arrestuarve kanë ndihmuar grabitësit nga Shqipëria, të cilët gjatë ditës së djeshme shkëmbyen zjarr me forcat e policisë greke në Korinth.

Më tej shtohet se të arrestuarit kanë qenë pjesë e grupit të grabitësve dhe i kanë ndihmuar ata vazhdimisht. Çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve dhe akuzohen se kanë marrë pjesë nga grabitjen e Bankës së Pargës në Greqi.

Policia e vendit fqinj ka lajmëruar se në orët në vazhdim do të japë informacion zyrtar në lidhje më këtë grupim.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Korinthit në Greqi, ku tre hajdutë shqiptarë janë përplasur me armë zjarri me forcat e policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit dy prej shqiptarëve kanë mbetur të plagosur ndërsa më pas të tre janë arrestuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME