Transmetuesi televiziv i Koresë së Jugut MBC kohët e fundit transmetoi një dokumentar në gjuhën koreane që përqendrohet në humbjen e dhimbshme të vajzës, Nayeon shtatë vjeçare. Duke përdorur fuqinë e fotografisë, kapjes së lëvizjes dhe realitetit virtual, ekipi rikrijoi Nayeon për një lamtumirë të fundit me nënën e familjes, Ji-sung.
Tipike një vajzë shtatë vjeçare, Nayeon ishte një vajzë e lezetshme, një fëmijë i pafajshëm. Pastaj ajo papritmas u sëmur me limfohistiocitozë hemofagocitike (HLH), një sëmundje kërcënuese për jetën, si shkak i rritjes së madhe të qelizave të bardha në trup.
Tek 7-vjeçarja që nuk jeton më, fillimisht u shfaqën simptoma të zakonshme të ftohjes, ethe e më pas edhe ënjtje në trup. Vajza ndërroi jetë një muaj më vonë në spital.
I quajtur “Takimi Ju”, dokumentari vazhdon të rikrijojë një seri kujtimesh të ngrohta të jetës së Nayeon.
Duke dhuruar një HTC Vive Pro, gjurmues Vive dhe përshtatës wireless, Ji-sung rishikon një version virtual të një parku që familja e vizitonte shumë shpesh.
Në klip, fëmija buzëqesh dhe thërret ma, ndërsa gruaja shfaqet me një palë kufje, shihet t’i zgjasë duart së bijës dhe e përqafon imazhin e saj.
Jang Ji-sung dhe avatar i Nayeon atëherë vepruan së bashku në një skenë duke festuar ditëlindjen e fëmijës.
Prej momentit kur dokumentari televiziv i Koresë së Jugut u transmetua më 6 shkurt, qytetarët kanë nisur debatet sepse shihet si një produkt i teknologjisë VR, shumë shqetësues.