Xhiroja e Pjacës ka qenë pjesë e traditës në Shkodër, ajo përbënte një stil të veçantë jetese. Nga kjo xhiro përcaktohej e ardhmja e shumicës së femrave dhe meshkujve gjatë regjimit komunist, pasi ishte një ekspoze dhe mënyrë fantastike për t’u njohur të rinjtë dhe për të shfaqur modën apo stilin e tyre.
Ata vërshonin në dy radhë të rrugës dhe aty lindnin flirtet apo dashuritë e reja.
Sot kjo traditë e xhiros sipas atij koncepti të shkuar, ka humbur, por ende ekziston mahnia e shkodranëve për të bërë një xhiro në Pjacë.
Nuk mund të sillesh si shkodran, nëse nënvlerëson shëtitjen në Pjacë.