Dashi
Me Mërkurin të palëvizshëm dhe gati të shkoni në mënyrë retrograde, ju mund të ndjeni se jeni në errësirë në lidhje me informacionin jetësor që duhet të kuptoni.
Demi
Nëse keni një bisedë të rëndësishme për të bërë me një shok/shoqe duhet të prisni pak, pasi fjalët mund të keqinterpretohen sidomos sot.
Binjakët
Mund të jesh në dyshim me drejtimin e karrierës tuaj ose do të merrni një vendim ët rëndësishëm profesional. Mos u vini nën presion. Merrni kohën tuaj.
Gaforrja
Nëse po mendoni të udhëtoni diku larg, duhet të bëni patjetër një “double check” për gjithçka. Bëni një listë me shumë kujdes me të gjitha ato që duhet të merrni me vete.
Luani
Ju nuk keni njohuritë e duhura për të arritur të zgjidhni një çështje financiare. Mërkuri ndodhet në prapavijë kështu që duhet të prisni.
Virgjëresha
E ndjeni që nuk do të shkoni shumë larg në karrierën tuaj kështu që do të keni nevojë për një këshillë specifike. Ju mund të jeni në rrugën e duhur kështu që duhet të ndiqni intuitën tuaj.
Peshorja
Një mesazh miks nga një koleg i juaji mund të jetë një sinjal që ai do të fusë hundët në projektet tuaja. Mos u frustroni.
Akrepi
Do të jetë një kohë shumë e bukur për të kaluar me familjen tuaj. Do të dëgjoni me endje të gjitha dëshirat dhe mendimet e fëmijëve tuaj.
Shigjetari
Duhet të riktheni vëmendjen në shtëpinë tuaj, ka gjëra që duhen riparuar dhe investuar në të.
Bricjapi
Mund të keni një keqkuptim me një të afërmin tuaj. Flisni me të dhe mos harroni se ka shumë mjete të ndryshme komunikimi.
Ujori
Ju do të nxirrni në pah një nga talented tuaja më imagjinare. Mendojeni si një proces por jo të pamundur.
Peshqit
Do të shpenzoni shumë kohë dhe do të fokusoheni tek çështjet që kërkojnë të përdorni gjykimin.