Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë shumë histori dashurie ku personazhet janë njohur nëpërmjet bisedave telefonike ose rrjeteve sociale.
I tillë ishte edhe rasti i mbrëmjes së sotme, ku Arjani nëpërmjet rrjetit social “Facebook” kishte njohur Elmën dhe kishte filluar të bisedonte me të. Ai rrëfeu se kishte rënë në dashuri edhe pse nuk ishin takuar asnjëherë, por sipas tij Elma kishte filluar të distancohej dhe bisedat nuk ishin më si më parë.
Për këtë arsye Arjani i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” sepse dëshironte që takimin e tij të parë ta bënte publikisht në emision dhe jo në ndonjë kafene, me shpresën se do t’i fitonte zemrën Elmës.
Nga ana tjetër Elma tregoi historinë se si ishte njohur me Arjanin dhe që mesazhet e dërguara nga ajo ishin vetëm për mirësjellje. Ajo rrëfeu se i’a kishte shpjeguar Arjanit dhe se nuk i ka dhënë shkak atij për të menduar se midis tyre pasur diçka më shumë sesa thjesht miqësi. “Me Arjanin nuk është se kemi folur shumë, por unë e vlerësoj se kam parë që është artist. Edhe pse ai më shkruante romane të tëra me mesazhe, i’a kam kthyer vetëm për të mos u dukur e pasjellshme”.
Pavarësisht fjalëve të Elmës, Arjani këmbëngulte në dashurinë e tij dhe kërkonte që të takohej me të. “Nuk kam dashur kurrë që takimin ta kishim në kafe, fshehurazi të tjerëve, por këtu në studio publikisht para gjithë të tjerëve” ,- u shpreh Arjani.
Në fund Elma e refuzoi propozimin e Arjanit duke rrëfyer se ajo ka një lidhje me dikë tjetër dhe se këtë fakt i’a ka thënë dhe atij