Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy bashkëshortëve, të cilët prej 4 muajsh nuk jetojnë më së bashku.
Shkak për këtë është bërë një debat që Vasilika ka me vëllezërit e saj për një tokë. Sipas Vasilikës, bashkëshorti Guri nuk mbron atë, por vëllezërit e saj dhe prandaj ajo e ka përzënë nga shtëpia.
Problemi i Vasilikës me familjes e saj ka të bëjë me një pronë, që ajo e ka marrë sëbashku me 2 vajzat e saj, por që sipas saj vëllezërit përmes dokumenteve të falsifikuara ia kanë marrë.