Programi ‘Dua të bjë të lumtur’ në puntatën e ditës së shtunë (15 shkurt) paraqiti historinë e trishtë të një çifti.
Shkëlzeni dhe Fatjona fati deshti që të njihen rastësisht dhe të dashurohen që me shikim të parë.
Më pas ata ishin martuar dhe vite më vonë vajza e tyre kishte ndërruar jetë.
Pas humbjes së vajzës Fatjona sipas Shkëlzenit kishte ndryshuar shumë dhe se nuk ishte si më parë.
Për këtë arsye Shkëlzeni kishte zgjedhur studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” si rruga e vetme për t’i kërkuar gruas së tij të rigjente forcën, për hir të fëmijëve të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e nënës.
E ftuar surprizë për Fatjonën ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun, Artjola Toska e cila i dha këtë mesazh:
“Unë nuk jam njohur kurrë si një oratore tepër e mirë, por ajo që dua të të them është që ti je një femër e fortë dhe se duhet të jesh akoma më e fortë se kurrë!”
Në fund moderatorja e programit, Arbana Osmani sëbashku me Fatjonën gatuan për herë të parë.
Por surpriza më e madhe ishte një kuzhinë e re nga “GoTech”, me të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.