“Historia ime” në TV Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 28-vjeçari nga Tirana.
Ai tregoi në studio jetën e vështirë dhe punën e lodhshme e me orare tepër të gjata, që i duhet të bëjë për të mbajtur anëtarët e tjerë të familjes. Adi është i vetmi person që punon dhe të ardhurat që merr nuk janë të mjaftueshme.
Por në studio, 28-vjeçari rrëfeu se kërkon një grua, që të mund të punojë dhe të bëhet krah në familjen e tij. Ai thotë se nuk ka dashuruar asnjëherë, por është gati që të martohet.
Pavarësisht se shumë persona kanë hyrë për ta martuar me mblesëri, asnjëra prej tyre nuk është realizuar dhe prandaj Adi i është drejtuar programit.