Vllaznia hap fals në Shkodër, Skenderbeu e mund me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes

Skënderbeu ka befasuar Vllazninë në frymën e fundit teksa korçarët i falen një goli të sulmuesit, Blerim Krasniqi.

Shkodranët humbasin në shtesë dhe tashmë shohin rivalët bardhekuq t’iu shkëputen në klasifikim. Pjesa e parë foli më shumë për miqtë të cilët panë t’iu anulohen edhe një gol i Gripshit prej pozicionit jashtë loje, edhe pse pozicionin i sulmuesit ishte i dyshimtë.

Sakaq, në fraksionin e dytë ishin të besuarit e trajnerit Jonuz që provuan më shumë por Xhunior dhe Lika nuk ia dolën, kjo edhe për shkak të portierit Enea Koliçi. Mirëpo, kur u mendua se rezultati nuk do të ndryshonte, miqtë befasuan në fund vendasit dhe gjetën një gol të artë falë sulmuesit Blerim Krasniqi, i cili u aktivizua vetëm në minutën e 88

Pas këtij momenti, Vllaznia nuk kishte më kohë për të reaguar dhe ndeshja u mbyll menjëherë pas këtij episodi. Kështu, korçarët konfirmojnë formën e mirë në këtë vit dhe kjo fitore vlen shumë në klasifikim duke qenë se janë plus katër pikë nga Vllaznia e vendit të tetë.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani (Shehi),Hygor (Shtubina), Lika, Kruja (Sidorenko), Silvio Junior Trajner: Mirsad Jonuz

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Daja (Djumfur), Mara, Taipi (Ndeki), Gripshi, Bregu, Mensah (Krasniqi) Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Klajdi Kola

KV: Jonuz, Malota, Xhunior, Sidorenko/ Krasniqi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME