Ishte një dalje e rrallë kjo për Jennifer Lopez; ajo është njeriu që befason me pamje nga më të ndryshmet, dhe lloj lloj modele flokesh. Në fakt, flokët e saj duken përherë shumë bukur, me volum e të rregullt.

Por 50 vjecarja tregoi me daljen e fundit në rrugë se është fanse e zgjatimeve të flokëve, të cilat këtë radhë nuk i kishte. E ne pamë si duket vërtet floku i saj: është paksa larg glamour-it hollivudian!

Ajo nuk kishte përdorur as sprajin nxirës që e bën trupin e saj të duket aq bukur në tapetin e kuq. Nuk i ka harruar megjithatë syzet e aviatorit dhe vëthët e mëdhenj, ndërsa bluza e shkurtër i nxirrte në pah barkun e sheshtë, për të cilin duket se është mjaft krenare!