Bëhuni gati për ndryshime RRËNJËSORE, ç’do të ndodhë me shenjën tuaj tani që Mërkuri kaloi në Ujor?

DASHI: Dashi është një nga ato shenja që u ngjit fjala si me zamkë, do të thoshte teto Ollga, ndaj s’është aspak çudi që Mërkuri, planet i komunikimit, t’i ndihmojë të shprehin hapur qëndrimet e tyre. Është koha për të ngritur zërin e jo për të heshtur.

 

DEMI: Fillimi i muajit e gjen Demin më të vendosur se kurrë sidomos kur bëhet fjalë për punën. Keni marrë një projekt të rëndësishëm në dorëzim dhe doni të bëni një paraqitje sa më dinjitoze, por a ia vlen vërtetë të sakrifikoheni për të? Këtë do ta zbuloni me kalimin e ditëve, por deri atëherë Mërkui ju këshillon të merrni edhe pak kohë për veten.

 

BINJAKËT: E keni patur Mërkurin kundër për disa kohë, por kalimi i tij në shenjën e Ujorit çuditërisht do të ndryshojë rrjedhën e gjërave. Jo vetëm që mund të mbështeteni në energjinë e tij, por ndiheni më të fortë dhe më të sigurt se kurrë. Shfrytëzoni këtë moment për t’u përqendruar tek planet e projektet më të rëndësishme.

GAFORRJA: Gaforres nuk i mbyllet goja këto ditë, ka shumë ide dhe plane në kokë të cilat dëshiron t’i ndajë me këdo që i del përpara. Kini kujdes, jo gjithmonë duhet t’i ndani gjërat tuaja me veten.

 

LUANI: Pas shumë peripecive që solli 2019-a, Luani mund të pushojë i qetë dhe të shijojë këtë periudhë fillim pranevere. Përqëndroni të gjitha energjitë tuaja tek shqetësimet e vogla para se të bëhen të mëdha.

 

VIRGJËRESHA: Mërkuri është planeti i Virgjëreshës, kështu që ndikimi i tij këtë muaj është i paevitueshëm. Buzëqeshni, argëtohuni më shumë dhe merrini gjërat siç ju vijnë, fundja fati po ju buzëqesh.

 

PESHORJA: Peshores i duhet të përqendrojë të gjitha energjitë në zgjidhjen e disa frikërave të brendshme që e përndjekin prej kohësh. Pasi të bëni këtë ju duhet të reflektoni gjatë mbi marrëdhëniet që krijoni me të tjerët. Kujdes me komunikimin me njerëzit e afërt si familjarët, miqtë dhe kolegët.

 

AKREPI: Për Akrepin, ky fillim marsi nuk është aq i lehtë sa do të dëshironte, sidomos kur flitet për financat. Një problem i vogël ekonomik mund t’ju prishë humorin këto ditë, por gjithçka do të mbyllet me kujdes.

 

SHIGJETARI: Kalimi i Mërkurit në shenjën e Ujorit do të sjellë ndryshime pozitive edhe për Shigjetarin. Nëse deri më parë kishit humbur shpresat, taninë jo vetëm që do i rigjeni, por edhe do të mund të ëndërroni për plane dhe projekte të reja.

 

BRICJAPI: Për fat të keq Mërkuri do të nxjerrë në pah disa dinamika në jetën në çift që ndoshta nuk i kishit vënë re më parë. Përqëndrohuni tek e tashmja dhe mos krijoni iluzione të panevojshme.

 

UJORI: Ujori është i përkëdheluri i Mërkurit, i cili do të ndryshojë kryekëput marrëdhënien tuaj me veten. Nëse deri më parë ishit në kërkim të PSE-ve dhe zgjidhjeve, tashmë çdo gjë do të jetë më e lehtë. Bëhet fjalë për një lloj rizgjimi psikofizik që do t’ju ndihmojë të vendosni ekuilibrat e paqes në jetën tuaj.

 

PESHQIT: Kohët e fundit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë të gjeni ekuilibrin e duhur me veten dhe me njerëzit e dashur. Por falë Mërkurit do të mund ta rigjeni atë dhe të merrni vendimet e duhura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME