Horoskopi ditor për sot, e hënë 9 mars 2020

Dashi

Do të ketë përmirësim në dashuri, por problemet e punës mund të mbytin këtë ditë. Mundohuni që të gjeni pak kohë për ndjenjat, pasi dita do të funksionojë më së miri për jetën në çift. Saturni do të jetë kundër dhe mund të shkaktojë disa probleme në punë, por është diçka e zgjidhshme.

Demi

Yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri, ku do keni mundësi që të bëni zgjedhje të rëndësishme dhe të përballeni me një mundësi të mirë. Në punë do të ketë mundësi të shumta dhe ndryshime, veç mundohuni që të mos lodheni.

Binjakët

E hëna do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku do të ndiheni të lodhur dhe kjo gjë do të ndikojë në raport me të tjerët, sidomos me familjen. Ndërsa në punë, mundohuni që ti shtyni vendimet e rëndësishme për javën e ardhshme.

Gaforrja

Fillim java do të sjellë përmirësim, ku do të ndiheni më tërheqës se zakonisht. Nuk duhet të nënvlerësoni takimet e reja, pasi mund të lindin emocione të bukura. Mundohuni veçse që të mos paragjykoni. Në punë, duhet të rigjeni qetësinë.

Luani

Kjo e hënë do të jetë disi e komplikuar për dashurinë dhe ndjenjat në përgjithësi, ku raportet ndërpersonale mund të kenë ndonjë problem në mirëkuptim. Ndonjë konflikt do të ketë edhe në punë, por nëse keni vullnet të mirë, çdo gjë do të zgjidhet.

Virgjëresha

Ju pret një fillim javë pozitive për dashurinë, ku zemrat e vetmuara do të kenë mundësi të mira. Nëse ju intereson dikush bëni përpara. Në raportin në çift duhet të jeni racional dhe të mos iu besoni vetëm premtiomeve. Në punë do të nisni të shikoni frytet e asaj që keni mbjellë.

Peshorja

Do të nisë një javë e mirë për ndjenjat. Dashuria më në fund do të përmirësohet dhe do të sjellë emocione pozitive. Në punë, duhet të bëni kujdes me llogaritë. Nuk është e thënë që të bëni me patjetër gjërat që nuk ju pëlqejnë.

Akrepi

Jo çdo gjë do të ecë fjollë në dashuri, sidomos nëse bëhet fjalë për një histori dashurie të lindur së fundmi. Përmirësime do të ketë në raportet ndërpersonale, ku do të rigjendet dëshira pëe të qëndrur në shoqëri. Në punë, do të shtohen angazhimet.

Shigjetari

Kjo e hënë do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të ketë disa probleme për të zgjidhur edhe në dashuri, por mundohuni që të luftoni kundërshtitë, shkruan noa.al. Në punë do të ketë shumë për të bërë, mirëpo përgjigjet do të vonojnë të vijnë.

Bricjapi

Mundohuni që ta lini veten të lirë dhe të mos tregoheni gjatë gjithë kohës mosbesues. Ky është një moment i mirë për lidhjet e reja. Sa i takon punës, mundohuni që të bëni kujdes lidhur me çështjet ekonomike. Po ashtu duhet të mbani stresin nën kontroll.

Ujori

Ju pret një e hënë e qetë në dashuri, ndaj mundohuni që të shmangni diskutimet e kota të cilat mund t’iu dëmtojnë. Venusi do të stimulojë emocionet pozitive, ndaj ju duhet veçse të rrini të qetë. Nëse puna nuk ju kënaq dhe doni të ndryshoni, mundohuni vetëm që të mos e bëni veprime të pamenduara mirë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe mund të shkaktojë ndonjë debat apo ankth i cili duhet mbajtur nën konteroll. Në punë bëni mirë që të merreni vetëm me gjërat më të domosdoshme, në mënyrë që të shmangni gabimet e bëra prej nervozizmit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME