Historia e 37- vjeçares nga Tirana: Si më detyruan të martohem me burrin e motrës

Një histori vërtet e rëndë ishte ajo që u rrëfye në studion e emisionit me ‘Zemer të Hapur’. Flutura Deda ka rrëfyer se në moshën 15 vjecare e detyruan të martohet me burrin e motrës.

 

Flutura eshte 37 vjece dhe vjen nga Tirana. Ishte viti 2005 kur e martuan me burrin e motres, pak kohe pasi e motra kishte nderruar jete nga nje semundje ne moshen 28-vjecare.U be nena e 2 femijeve, 2 qe i kishte lene e ndjera dhe 2 te tjereve qe lindi vete. Ajo thote se raporti me bashkeshortin nuk ka qene kurre raport burre e grua madje per te nuk ka patur asnje cast te lumtur, perkundrazi i vetmi motiv qe e ka mbajtur ne jete jane dashuria e femijeve te saj. Sot ajo gjendet ne kushte te veshtira financiare dhe kerkon ndihme qe bashkia te reagoje dhe ta ndihmoje me rindertimin e baneses se shkaterruar.

 

“Djali ishte 6- muajsh, me thanë mos hajde këtu se do ta presim kokën, askush se mendonte se po vuante nga një sëmundje e rëndë, të gjithë thoshnin se ajo ishte budalle dhe nuk mund ta merrte atë burrë 15 vjeçe. Aty ka qenë një tmerr i vërtetë! Unë nuk dija çfarë ishte mardhënia, ka qenë një marrdhënie skandaloze, isha e dorëzuar tek ai edhe mund të më vriste. Për mua sadoqë kam lindur dy fëmijë me të ai është burr motre, i them vetës si jetoj, si vazhdoj të jetojë, ai e shikonte që unë nuk kisha dashuri për të, pinte dhe nga kushtet ekonomike pasi ishte me kredi me borxhe.

 

Ai vinte në shtëpi dhe më fliste, por kujt i fliste, një cop druri apo guri, kështu e quaja veten. Kalova në depresion pas tre muajsh. Djali i madh sëmurej shpesh dhe e çoja në spital dhe aty dëgjoja që thuhej se ajo do që ta vrasi fëmijën pasi i ka të motrës. Unë edhe kisha edhe nuk kisha tu jepja darkë fëmijëve, një shitëse më thoshte eja bjeri derës së dyqanit tim. Ai nuk punonte, sot është në polici private vetëm me atë jetojmë. Në atë kohë mbarova shkollën tetë -vjeçare, as dëftesën nuk e mora. Më martuan, nuk mendova asgjë, ishte një kohë ndryshe, ishte viti 2000.

 

Nëna nuk më pyeti kurrë, shoqet moshatare që kisha unë ishin të lojës së shkollës. Nuk kam qenë kurrë e gatshme të ndërtoja një familje. Djalin e gjeta 3- muajsh, vajza sot është e lumtur dhe më thërret nënë, jam e kënaqur që ajo ka një familje të lumtur dhe një burrë të mirë. Ka qenë prezent vajza e madhe që shita varësen për bukën e gojës. Kanë arritur sa na kanë bllokuar dhe rrogën e burrit dhe na kanë lënë pa bukë në shtëpi.” tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME