“Hiq dorë nga pija!” / Gruaja xheloze ka një kërkesë për bashkëshortin e saj

Marrëdhëniet në çift gjithmonë kanë ulje-ngritjet e tyre, pasi ndikojnë shumë faktorë siç është dashuria, por shpeshherë edhe xhelozia luan rolin e saj.

 

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona historinë e dashurisë së Durimit me Valentinën, një dashuri e cila kishte nisur nga një njoftim në gazetë.

 

Durimi rrëfeu në studio se ishte njohur me Valentinën disa kohë pasi ishte ndarë nga ish-bashkëshortja dhe se kishte rënë në dashuri me të menjëherë. Kështu që Valentina dhe Durimi kishin vendosur që të martoheshin dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë. Por si çdo martesë, edhe midis tyre kishin nisur debatet dhe diskutimet, pasi sipas tij Valentina bëhej tepër xheloze pa shkak dhe kjo gjë ndikonte në marrëdhënien e tyre.Për këtë arsye Durimi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që t’i kërkonte gruas së tij që të të mos bëhej më xheloze. “Nuk ke pse të jesh xheloze, në zemrën time je vetëm ti. Ty të kam dashuri!”

 

Valentina rrëfeu një version tjetër të historisë sipas saj xheloz ishte Durimi dhe jo ajo. Gjithashtu Valentina tregoi se një ndër arsyet kryesore se pse bëhej xheloze ishte sepse mendonte se Durimi vazhdonte të komunikonte me ish-bashkëshorten. Gjatë bisedës që u zhvillua u zbulua se Durimi kishte një ves, ai konsumonte shumë alkool. “Dua që të mos konsumosh më raki! Dua që të heqësh dorë nga alkooli! Ma premto!” -tha Valentina.

 

Moderatorja e programit, Arbana Osmani zbuloi se ëndrra më e madhe e Valentinës ishte që të vishej nuse. Por që kjo dëshirë të realizohej duhej që Durimi t’i premtonte asaj që do të hiqte dorë nga pija. Pas shumë përpjekjeve Durimi premtoi që nuk do të konsumonte shumë alkool dhe për herë të parë në jetën e saj, Valentina veshi vellon e nusërisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME