Ish-ylli i Brazilit martohet me mbesën e gruas

Ish-sulmuesi i Porto dhe Zenit Saint Petersburg tashmë luan në Kinë për Shanghai SIPG por ka pasur një jetë të trazuar romatike pasi raportohet se është martuar me mbesën e ish-gruas, pasi konfirmoi marrdhënien në dhjetor.

Futbollisti 33 vjeçar i Brazilit, Hulk, i ka dhënë fund marrdhënies së tij 12 vjeçare me gruan Iran Angelo në fund të vitit të kaluar, për t’u lidhur me mbesën e saj Camila Angelo, 31 vjeçe, teksa raportimet thonë se çifti shoqëroheshin prej tetorit.

Sulmuesi besohet se është martuar me Camila pasi ka vendosur “i martuar” në statusin e mediave sociale dhe çifti ka postuar foto se bashku.

Sipas rrjetit argjentinas ‘Infobae’ martesa e shpejtë erdhi prej faktit se Camila “kishte nevojë për vizë për të qëndruar me Hulk në Kinë”.

Hulk e Camila jetojnë tani bashkë teksa ai luan për skuadrën Shanghai SIPG FC.

Ai ka tre fëmijë me Iran Angelo, Ian 10 vjeç, Thiago 8, Alice 3.
Hulk ka bërë 47 paraqitje për kombëtaren e Brazilit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME