Ky është fisi “qefli” afrikan ku janë meshkujt ata që lyhen dhe zbukurohen për t’i rënë në sy femrave

Veshjet shumëngjyrëshe, flokët e rregulluara dhe një make-up perfekt, shpesh janë ‘rituale’ që kryhen nga femrat…

Por në fisin afrikan Wodaabe, burrat ndjekin këtë stil për të tërhequr vëmendjen e partnereve të tyre të ardhshme. Burrat në Wdaabe, mbajnë gjithmonë pasqyrë kudo që shkojnë, madje dhe para se të shkojnë për të ruajtur bagëtinë, ata kujdesen për çdo detaj.

Një herë në vit realizohet festivali “Gerewol”, një festival që fokusin kryesor ka ekspozimin e burrave ndaj grave. Shumë djem të rinj, në moshë ideale për t’u martuar, nëse shkojnë në festival do të thotë që do të gjejnë partneren e tyre të jetës.

Megjithatë, Wodaabe, është një popull “polimer” (që do të thotë nëse njëri partner tradhton, edhe nëse janë të martuar, nuk është tabu).

Fotot e mëposhtme janë realizuar nga fotografi irlandez Trevor Cole, i cili vizitoi fshatin disa muaj më parë.

“Në festival një grua mund të zgjidhet për të kaluar vetëm një natë, por edhe për një marrëdhënie afatgjatë. Burrat mund të kenë dhe disa gra, po më e rëndësishmja është e para. Nëse gratë e dyta ose të treta janë punëtore, ata do të shihen me sy të mirë nga gruaja e parë”, u shpreh Trevor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME