Humoristi i njohur shqiptar Hazbi Therra, është arrestuar nga policia në qytetin e Shkupit. Aktori i humorit u arrestua nga policia gjatë orës policore, teksa ishte duke ndihmuar njerëzit e varfër dhe në nevojë.
Ndonëse Therra kishte autorizim për qarkullim nga organi kompentent shëndetësore, kjo gjë nuk shmangu ndalimin e tij.
Nuk janë bërë me dije detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.