Muzika shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

Një lajm i rëndë raportohet nga Kosova. E ditur bëhet se është ndarë nga jeta këngëtarja e njohur, Shahindere Bërlajolli Stafai.

Këtë lajm e dha këngëtarja, Besiana Mehmeti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në këtë postim ajo ka shkruar se është ndarë nga jeta një prej zërave më origjinal të të këngës shqipe, Shahindere Bërlajolli- Stafaj, e cila në çdo paraqitje reflektonte civilizim dhe kulturë.

Më tej është shprehur ‘’Muzika shqiptare sot është në zi, por kënga e pastër shqipe që kultivoi do jehojë kurdoherë bashkë me emrin e saj që historia e muzikës autoktone do ta shkruajë me shkronja të arta.’’

Postimi i plotë:

Sot na la një prej zërave më origjinal të këngës shqipe Shahindere Bërlajolli- Stafaj e cila në çdo paraqitje reflektonte civilizim dhe kulturë. Nga Peja dhe familja e njohur Bërlajolli, në Gostivar për të mbetur gjithnjë energjike, kërkuese, motivuese. Pas jetesës dhe sukseseve në Prishtinë, ajo në mes dy dashurive zgjodhi vendlindjen e bashkëshortit- muzicientit të mrekullueshëm me kujtimin e të cilit u shoqërua në dekadën e fundit! Megjithë sfidat e jetës ajo në çdo bisedë reflektonte aq shumë pozitivitet, dashuri dhe krenari!

Ngushëllime familjes Stafaj! Alban, Astrit dhe Ardit të jeni krenarë që mbartni traditën e një ikone të pakopjueshme dhe unike! Muzika shqiptare sot është në zi, por kënga e pastër shqipe që kultivoi do jehojë kurdoherë bashkë me emrin e saj që historia e muzikës autoktone do ta shkruajë me shkronja të arta!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME