Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare këngëtarja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare këngëtarja e njohur kosovare Shahindere Bërlajolli Stafai.

Që në moshën 13 vjeçare, ajo u bë solistja me moshën më të re në muzikën artistike popullore.

Hitet e mëdha të Shahinderes sot përpunohen nga këngëtarë të ndryshme të estradës shqiptare.

Shahinderja u martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai në Gostivar, me këngët e të cilit triumfoi 5 vite radhazi në festivalin e vetëm të asaj kohe “Akordet e Kosovës”.

Ky çift bashkëshortor lanë gjurmë të pashlyera në botën artistike muzikore kombëtare të Kosovës.

Në Qershor 1970, Shahindere Bërlajolli merr pjesë në “Akordet E Kosovës 1970” me këngën “Vaji I Vashës”.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME