Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme sot është rrēzuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç bëhet e ditur nga informacionet e para ka vetëm një person me lēndime të lehta, në bordin e helikopterit ku ishin pesë veta.
Zëvendësja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska për Slloboden Peçat e ka konfirmuar rastin dhe tha se nuk ka vìktima e as të lënduar rëndë.
Helikopteri po furnizohej me derivate dhe se në një moment është rrokullisur. Po ashtu mësohet se shkaqet e këtij aksidenti janë erërat e forta.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet hetimore dhe zjárrfikësit, duke vënën nën kontroll situatën. Pritet që detaje MPB të jep gjatë ditës. Fotografia është dërguar nga të punësuar në aeroportin.