U akuzua se mori lekët e shqiptarëve për spitalin/ Reagon bamirësi: Po te ishte hajdut Elvis Naçi, me 9 milion euro do të kishte ikur nga skena, kuron 5 mijë fëmijë falas

Bamirësi Ilir Hoxholli ka reaguar pas një morie komentesh që shkaktoi moderatori Denis Dyrnjaja i cili ak.uzonte Elvis Naçin për blerjen e një spitali që në fakt nuk është sekret dhe këtë e sqaron njëherë e mirë Hoxholli.

 

Ai shkruan se spitali është blerë në emër të ondacionit, ka një kategori speciale që merr shërbim falas dhe janë 5 mijë jetimë të cilët kontrrollohen pa lekë në këtë spital.

“Është e thjeshtë, spitali ka një kategori speciale që merr shërbim falas, janë 5 mijë jetimë.

 

Spitali është blerë në emër të fondacionit si çdo spital nëpër botë ku ti paguan njëlloj si të tjerët dhe me shërbimin ndaj teje përfiton dhe një i varfër. Në emisionet e mëparshme është lajmëruar se Fondacioni po kërkon bërjen e një klinike mjekësore për arsye të kontrolleve mjekësore të jetimeve dhe fëmijëve të pamundur. Dhe shqiptarët e diasporës e kanë mbështetur.

 

Hyrjet dhe daljet jane të gjitha bankare, të vetmet forma dhurimi janë gofundme, paypal dhe llogaritë bankare. Të gjitha lejnë gjurmë dhe janë lehtesisht të verifikueshme.

Tani ne bëjme thirrje për ndërtimin e klinikës mjekësore dhe me Donatorët kryesorë u ra dakort për blerjen në emer të një spitali që u be zhurma, por që ka 6 dhoma vetëm.

 

Ne kontrollojme 5 mijë jetime falas askush nuk e cek. Askush nuk thotë biles hajde të vizitohemi ketu se lekët nuk shkojnë në xhepin e një personi por me ato lekë paguhet vizita e një jetimi.

 

Një operacion falas. Në cdo vend të botes ke spitale të fondacioneve. Tendenca për ta bërë se merr para nga Siria dhe Arabia vetem pse i përket fese islame është dashakeqese, sepse kush e ka ndjekur është djersa e mërgimtarëve”, shkruan Hoxholli teksa ndalet edhe te Elvis Naçi personalisht.

 

“Nëse do te ishte ha.jdut Elvisi me 9 milion euro do të kishte ikur nga skena dhe me aq lekë askush s’ka ç’i bën. Por paratë janë të ngrira derisa te jepet leja për të ndertuar një lagjie të tere në Thumane me nje projekt te madh. Vllai im Flamur (i referohet një komentuesi), kush ka sadopak erë nga gezetaria vetem shkrim gezataresk nuk ishte, kishte vrer dhe emocione negative sa ngjante me barsaletën kur Ariu e pa lepurin krejt ne rregull i tha;

“pse pa kapele” I tremb fakti që një njeri me aq lekë, me besueshmëri në diasporë, nuk po tërhiqet, por vazhdon të ndihmoje. Ata nuk e kuptojnë qe ky është mision, eshte ndjenje, ai l.ot derdhet se ai i varferi nuk ka të haje. Këta i thone edhe pse q.an ti? Elvisi ka një fat të mirë për veten e tij se ndershmerinë nuk e mban për njerëzit, por për dicka hyjnore, ndërsa fatin e keq e ka se po të menaxhonte taksat nuk do i shkruante njeri kundra, siç nuk guxon njeri të shkruajë për oligarkët”, përfundon Hoxholli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME