Mbrëmjen e djeshme në “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka qenë e ftuar Albana Bejko, moderatorja e emisionit “Ora Sport” në “Rtv Ora”. Gjatë intervistës, Rudina Dembacaj e ka pyetur për koleget e tjera që moderojnë emisione sportive.
Rudina Dembacaj: Pëshkruaj me dy fjalë këto moderatore sportive, Marina Vjollca:
Albana Bejko: Moderatore por jo mjaftueshem e njohur me sportin.
Rudina Dembacaj: Enkeleida Zeko.
Albana Bejko: Enkeleida është profesioniste.
Rudina Dembacaj: Lei Kraja
Albana Bejko: Lei është shumë origjinale.
Rudina Dembacaj: Bora Zemani
Albana Bejko: Mua më pëlqente Bora sepse ka qenë shumë natyrale. Mënyra se si prezantonte i vinte natyrshëm. Nuk ishte e stisur.
Rudina Dembacaj: Hygerta Sako
Albana Bejko: Hygertën e shoh shumë shpesh në stadium padyshim që është profesioniste.
Rudina Dembacaj: Ilda Bejleri
Albana Bejko: Ilda ka batutë, është një ndër të vetmet që po ndan një përgjithsi të barabartë me Manushin.
Rudina Dembacaj: Alesia Bami.
Albana Bejko: Alesia Bami është një zgjedhje vetem për marketing, s’ka lidhje me sportin dhe ajo besoj e di që s’ka lidhje me sportin.