Blogerja Armina Mevlani me siguri është në pritje të fëmijës së parë. Të paktën po të gjykosh nga disa foto të shpërndara në rrjet.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, e fejuara e djalit të ish ministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, në trupin e Arminës bie në sy barku, paksa i fryrë
Teksa pozon me pantallona të zeza dhe me bluzë të bardhë, blogerja ka futur në dyshime të gjithë njerëzit.
“Bardh e zi është e zeza e re” shkruan Armina, por sytë njerëzve u shkojnë diku tjetër.
Të jetë duke pritur fëmijën e parë? Këtë nuk dimë ta themi, por nëse është e vërtetë, ish-kryeministri Berisha do të bëhej gjysh për herë të pestë. Ndoshta dilemat mund ti shuajë vetë Armina apo edhe Shkelzeni…