Një djalë 12-vjeçar zgjodhi programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për t’i bërë një surprizë nënës së tij. Doriseldi si pasojë e pandemisë ka 3 muaj që nuk e takon të ëmën sepse në momentin kur u morën masat për izolim, ai ndodhej tek gjyshërit.
Në studio, ai tregoi se e ka marrë shumë malli për mamin e tij dhe çdo ditë që i ka munguar ka mbledhur ndonjë lule.
Kur Marsela vjen në studio mbetet e habitur nga surpriza e djalit të saj dhe nuk mund t’i mbajë dot lotët.
Marrëdhënia mes tyre është shumë e ngushtë dhe 12-vjeçari i premton se të gjitha ato sakrifica që kanë kaluar bashkë, ai do t’ia shpërblejë një ditë.