Argita është 8-vjeçarja që vuante nga skolioza dhe iu nënshtrua ndërhyrjes së parë, ku iu vendosën implantet.
Ndërsa në total vogëlushja duhet të kryejë 10 operacione, të cilat mund të shkojnë deri në 35.000 euro.
Pas operacionit të parë, Argita është bërë më mirë dhe në momentet kur la spitalin ka qenë filantropi Elvis Naçi që e ka shoqëruar.
Gjatë vizitës në dhomën e vogëlushes, ajo i ka ofruar Naçit disa karamele, duke i thënë të marrë për çdo pjesëtar të familjes, pasi ai e shëroi dhe në fund Argita nis të qajë e emocionuar.
Argita: Merri se më ke shëruar.
Argita: S’ka gjë, ti më ke shëruar. Faleminderit të gjithë shqiptarët që vunë dorën në zemër dhe më ndihmuan.