Cila është përgjigjja e parë që vjen nga një djalë shqiptar kur i bëhet një pyetje e tillë? Kush nuk e di përgjigjen “Si mami!”? Edhe Noizy ka të njëjtën dëshirë. Kështu iu përgjigj reperi i njohur pyetjes së fëmijëve në Piter Pan.
Pasi e pyetën nëse e ka gjetur gruan apo jo dhe pasi Noizy tha se “do ta gjejë” tani që i ka plotësuar të gjitha gjërat që ka dashur, fëmijët nuk ia kursyen as pyetjen për “kriteret” që duhet të plotësojë njeriu me të cilin reperi do të zgjidhte të kalonte jetën.
“Kur shoh nënën dhe motrën time, sa të dashura dhe sa të përkushtuara, them se dua t’i ngjajë nënës dhe motrës sime. Natyrisht, të gjitha nënat janë shumë të mira dhe të gjithë djemtë i duan nuset si nënat e tyre, por unë vërtet dua që ta ketë personalitetin aq të dashur sa nëna ime…” – tha Noizy.
S’mund të bënte përjashtim as Noizy nga gjinia mashkullore shqiptare. Por po aq e vërtetë është edhe “zgjedhja” e gjinisë tjetër: “Si babi…”