Gati 6 muaj më parë na u bënë sytë zemra kur pamë propozimin romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajkos në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”.
Për disa ditë me radhë, asokohe çifti ishte kryefjala e çdo televizoni dhe portali. Por mesa duket telashet kanë filluar në parajsë.
Mësohet se Arditi dhe vajza e Agim Bajkos e kanë prishur fejesën e tyre. Ndërsa arsyet se pse çifti i dha fund marrëdhënies së tyre në prag martese, nuk bëhen ende të ditura.
Ndërkohë nga një “investigim” të vogël që sapo bëmë në llogarinë e tyre në Instagram, çifti në fakt nuk e ndjek njëri-tjetrin dhe madje kanë hequr edhe fotot që kishin bashkë. Ndoshta këto detaje që mund të duken të parëndësishme në dukje, por mund të vërtetojnë atë që revista “Story.al” shkruan.
Nëse e keni harruar momentin kur Arditi iu ul në gjunjë Blerinës teksa i kërkonte që të martohej me të, ne po ju rikujtojmë fjalët dhe premtimin që ai i dha që për fat të keq nuk mund ta mbajë dot.
“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kame
rave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, tha asokohe Arditi në emision.
Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar. Ndërkohë që për marrëdhënien e tyre ishte pozitiv edhe i ati i Blerinës, aktori i madh Agim Bajko.