Janë dhjetëra mijëra fotografitë e shkrepura nga astronautët që punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Por disa habitën njërin prej tyre, dhe janë pamje që na përkasin.
Bëhet fjalë për liqenin e Shkodrës, që Shqipëria ndan me Malin e Zi, dhe që në fotografitë e shpërndarë nga NASA duket sikur po përfshihet në gjithë hapësirën e saj nga vorbulla gjigante e një uragani.
Por natyrisht nuk ka asnjë tornado që rrezikon Shkodrën, por bëhet fjalë për një efekt optik i shkaktuar kryesisht nga natyra e sedimenteve shumëngjyrëshe që përbëjnë strukturën e liqenit, dhe që parë nga lart jep idenë e një vorbulle.
Fotografitë kanë bërë gjithsesi xhiron e rrjeteve sociale dhe janë marrë edhe nga media ndërkombëtare, çka përbën gjithsesi një reklamë të shkëlqyer për liqenin më të madh në Ballkan. /A2CNN