Rezarta Shkurta prej vitesh është larguar nga muzika. Tashmë ajo i është dedikuar pasionit të saj për fotografinë.
Shkurta është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndn momente me vogëlushen e saj Hera. Këtë herë ajo ka zbuluar talentin e vogëlushes së saj që duket se e ka trashëguar pikërisht prej së ëmës.
Hera shfaqet duke pikturuar disa luledielli në telajo. Si çdo prind, dhe ish-këngëtarja duket se është shumë krenare për vajzën dhe ‘arritjet’ e saj, si dhe është mbështetja më e madhe për të.
Rezarta u vendos në qendër të vëmendjes së medias për shkak të problemeve me ligjin që pati bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha.