E bujshme/ Ben Blushi largohet nga ‘Top Channel’, drejtimin e televizionit e merr kritiku i tij më i madh

Edhe pse jemi ende në qershor, televizionet e mëdha kanë menduar që tani për ndryshime dhe risi në sezonin e ardhshëm që nis në shtator.

Prej kohësh po përflitet që “Portokalli” pas 17 vitesh do të largohet nga “Top Channel”, po zyrtarisht ende nuk i kanë konfirmuar këto zëra.

Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se regjisori i këtij spektakli humori Altin Basha, nuk do të jetë më dhe ai do të largohet nga “Top Channel”, ndërsa për fatin e “Portokalli” ende nuk ka asgjë konkrete.

Të njëjtat burime thonë se ndryshime rrënjësore do të ndodhin në bordin drejtues të “Top Channel”.

Që nga shtatori mendohet se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të “Top Channel” dhe pikërisht në vendin e tij do të vijë Ledion Liço.

Ledioni rikthehet në “Top Channel” pas largimit të tij nga ky televizon pas përplasjeve të vazhdueshme me Ben Blushin.

Nuk dihet nëse rikthimi në “Top Channel” sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë, por dimë të themi se ekranit i mungon

Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë aktiv në botën e ekranit, por gjatë kësaj kohe ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV”.

Gjithashtu ai është producenti ekzekutiv i “Digitalb”. Ndërsa, Ben Blushi që në janar të vitit 2018 është Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel”

Ngelet për t’u parë nëse këto zëra që po qarkullojnë këto ditë nëpër korridoret e “Top Channel” janë të vërteta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME