Ardit Gjebrea feston sot 57-vjetorin e lindjes dhe në momentin që akrepat shënuan 00:00 moderatori i njohur kishte mbledhur gjithë familjarët e tij dhe shoqërinë për të festuar në Sarandë.
Të pranishëm në festën e tij të ditëlindjes ishin edhe artistë shumë të njohur si: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola, Marsela Çibukaj, Eni Çobani etj.
Ka qenë vetë ai ka ndarë copëza nga festa e tij e ditëlindjes nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, i cili ndër të tjera është shprehur shumë i emocionuar për surprizën që i bëri e bija.
Anna Gjebrea së bashku me Kejsi Tolën kanë kënduar një duet të dyja dhe për të ky ishte momenti më i bukur gjatë festës së ditëlindjes.
“Dhurata më e bukur nga Ana Gjebrea dhe Kejsi Tola”, ka shkruar Ardit Gjebrea
Moderatori i dashur për shqiptarët gjithashtu ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten Anila dhe vajzën Ana, i cili ka shkruar se nuk do të ketë më tortë me qirinj sipër
“Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”! Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”, është shprehur ai.