HYSEN DEDJA, TRAJNERI I RI I VLLAZNISË

Hysen Dedja është trajneri më I ri I Vllaznisë. Klubi shkodran ka zgjedhur teknikun e njohur për të zëvendësuar të larguarin Jonuz.

Kuqeblutë i kanë besuar një shkodrani, që rikthehet pas 14 vitesh në Shkodër. Trajneri ka drejtuar Vllazninë edhe në edicionet 1996-98, 2002-03, 2005-06.

Dedja ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka qenë në krye të Lushnjës. Pas largimit të maqedonaso-veriorit Jonuz, ekipi iu besua Safet Osjës që mban postin e zëvendëstrajnerit, ndërsa prej sot ekipin do ta drejtojë Dedja.

Trajneri ndodhet në Shkodër dhe pritet vetëm firma, ndërsa besohet se është gjetur marrëveshja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME