‘Do shpërthejnë polemika’, Vejsiu: 30 VIP-at që ftova në festival dhe asnjëri nuk erdhi (Heq dorë përfundimisht nga…)

Moderatorja Alketa Vejsiu është e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Provokacija”, ku tregoi se kishte ftuar në Festivalin e RTSH-së mbi 30 personaliteteve mjaft të njohur në Shqipëri, por që ata s’e kanë shoqëruar duke e lënë vetëm. Vejsiu u shpreh se po ta dinin mediat këtë gjë, ndoshta do t’i kursenin komentet ndaj saj.

 

“Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazheve të njohur në Shqipëri, që po të them emra tani do të shpërthejë ndonjë polemikë. Asnjë prej tyre nuk erdhi dhe më lanë vetëm. Po ta dinin këtë gjë mediat, ndoshta do të tregoheshin më të rezervuar dhe do të thonin “le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm t’ja dalë mbanë”, tha Vejsiu.

 

Më tej Alketa shpreh se nuk ndihet e mërzitur pse të ftuarit nga ana e saj dhe regjisores Vera Grabocka refuzuan.

 

“Dështimin dhe suksesin një fije i ndan, thotë mentorja ime Vera Grabocka. Ne gjithmonë sa herë dalim në një format të ri, në një projeksion të ri kemi gjithmonë shqetësimin si do jetë shikueshmëria, si do dali.

 

Të mençurit marrin masat, punojnë dhe janë gjithmonë të përgatitur përpara provimit. Unë doja të thoja për këtë çështjen e asfiksisë se ai festivali ishte shumë i madh dhe kishte vend për të gjithë yjet, kishte ajër plot që të mos asfiksoheshin dhe ata që në fakt u asfiksuan. Duke respektuar kritikën tuaj dashamirëse, unë kam ftuar mbi 30 personalitete të artit, medias, politikës dhe spektaklit në Shqipëri dhe po ti them emrat, do të shpërthejë një tjetër polemikë që nuk kam dëshirë.

 

Njerëzit tani kanë nevojë për qetësi dhe relaks. Të gjithë këta personazhe që ftova më thanë, për arsye të veçanta, Nuk vijmë në festival, dhe më lanë vetëm. Kështu që po ta dinin këtë fakt, mediat do kishin qenë pak më të rezervuara dhe do merreshin me kauzën tjetër që është e përbotshme ku thuhet “ta ndihmojmë këtë vajzën që mbeti e vetme, dhe mundi tja dali”, ja që mund tja dalësh edhe vetëm.

 

Ky protagonizëm nuk lindi nga dëshira ime për të qenë protagoniste në skenë por nga pamundësia për ti paguar, sepse buxheti ishte i limituar, dhe patjetër nga pamundësia ime për të patur dashamirësinë e kolegëve për të qenë aty apo edhe ata të cilët më dhanë arsye shumë objektive për të mos qenë aty, të cilat i respektoj dhe mirëkuptoj. Të gjithë prezantuesit që kanë qenë dhe kanë prezantuar atë festival, kanë qenë të ftuar nga unë dhe Vera Grabocka për të ardhur dhe ata nuk erdhën.

 

Unë vlerësoj faktin që kishte shumë pak njerëz që pranuan të ishin në këtë udhëtim me mua, siç nuk kam asnjë mërzitje dhe shqetësim por më vjen keq që pasi unë bëra hapin për ti ftuar dhe për ta ndarë kekun me të gjithë, ata refuzuan të ishin aty”, u shpreh Vejsiu.

 

E pyetur nëse do të rikthehet në skenën e Festivalit të fundvitit, Alketa u shpreh prerë: “Jo, absolutisht jo. Do jem në skenë patjetër për të duartrokitur grupin e produksionit të radhës por nuk do të jem në festivalin madh këtë vit. Ky festival për 3 netë me radhë nuk më prodhoi kënaqësinë që unë doja të merrja. Profesionalisht ishte shumë e mirë por nga pikëpamja emocionale pati disa shije të kompromentuara”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME