I derdhi ujin në fytyrë/ “Plas” sherri mes dy ftuarve në emisionin televiziv shqiptarë, publikohen pamjet

Sipas pamjeve të filmuara nga ‘IndeksOnline’ të cilat tashmë janë bërë publike në rrjetet sociale shihet e gjithë ngjarja mes dy ftuarve të emisionit.

Në video shihet Nol Nushi teksa e gjuan me ujë Tomë Gashin, por sipas Milaim Zekës ngjarja ka ndodhur duke qenë se e kishte fyer rëndë Nushin.

“Toma e ka fyer Nolin shumë rëndë, ku ky i fundit e ka gjuajtur me ujë, pastaj ne ndërhymë dhe nuk lejuam të bëhet diçka më e keqe. Unë personalisht nuk do të pranoja që askush i familjes sime të fyej Albin Kurtin, siç po fyejnë militantët e Vetëvendosjes”, kishte thënë Zeka, i cili po moderonte emisionin.

Por sipas burimeve edhe zyrtari i PSD-së, Nol Nushi e ksihte pranuar se poashtu atë natë kishte pranuar se e ka gjuajtur me ujë Gashin, por jo nuk kishte ndodhur asnjë sulm siç kishin raportuar disa media.

“Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës se e kam gjuajtur me ujë Tomën pasi jam ofenduar tepër rëndë. Jam sjellë konform situatës. Besoj të gjithë dëshmitarët e kanë parë se sa rëndë jam ofenduar.

Nuk kam çfarë të shtoj pos asaj që shihet se çfarë zelli kanë marrë militantët e Vetëvendosjes ndaj neve. Kush më njeh e di që unë nuk jam person që rrihem.

Për Tomën nuk kam çfarë të them pasi dihet se si asi është sjellë me lypësin në shesh”, kishte thënë Nushi.

Për në lidhje me incidentin kishte folur edhe Gashi i cili nuk e ka quajtur sulm por thjesht një veprim që kishte ndodhur në gjaknxehëtsi e sipër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME