Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Britania e Madhe i refuzon vizën Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit?

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Britania e Madhe duket se i ka refuzuar vizën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës.

Bashkë me të, refuzimi i vizës ka ardhur edhe për të dashurën e tij Armina Mevlani. Referuar disa raportimeve, mësohet se autoritetet e emigracionit të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut nuk ua kanë rinovuar dokumentacionin dhe njëkohësisht ua kanë refuzuar pajisjen me vizë për të udhëtuar në këto vende.

Prej kohësh, edhe ish kryeministri Sali Berisha nuk ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku siç edhe është raportuar më herët, ai dhe familjarët e tij janë shpallur persona të ndaluar nga autoritetet amerikane. (TemA)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME