Prej vitesh nuk mund të ecë, Lorik Cana dhe shokët e klasës e surprizojnë Gesardin

Historia që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Gesardit, djalit që vazhdon të luftojë me sëmundjen e tij.

Gesardi para disa vitesh kishte zbuluar që vuante nga një sëmundje e trashëguar, e cila i dobësonte muskujt duke e penguar që të ecë normalisht si të gjithë moshatarët e tij.

Në studio kishte ardhur shoqja e tij e klasës, Natalia e cila rrëfeu historinë e Gesardit dhe kalvarin e vuajtjeve me të cilat ai po përballet. Pavarësisht problemit të tij në të ecur, Natalia dhe të gjithë shokët e tjerë në shkollë përpiqen me sa të munden që ta ndihmojnë Gesardin në këtë ‘luftë’. Sipas Natalisë, kohët e fundit Gesardi ishte ndjerë në siklet për shkak se ishte detyruar të përdorte karrigen me rrota.

Meqënëse ishte viti i fundit që ata ishin së bashku në klasë, Natalia dhe shokët e klasës kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i bërë një surprizë e cila do t’i mbetej e paharruar në kujtesën e Gesardit. “Kemi kohë që nuk jemi takuar, por dua të të them që ti je shoku ynë më i mirë. Do të jemi gjithmonë pranë teje, mjafton vetëm që të na thuash për çdo problem që do të hasësh”, tha Natalia.

Për shkak të gjendjes së pandemisë në të cilën ndodhet vendi ynë, në studio kishte ardhur vetëm Natalia, por nëpërmjet një video-mesazh, shokët e klasës ishin prezentë duke e bërë këtë moment të paharrueshëm për Gesardin.

Surpriza tjetër që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar për Gesardin ishte një video-mesazh nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i cili i tha: “Nëpërmjet kësaj videoje dua të të them që të mos i lësh pas dore ëndrrat e tua dhe gjithmonë mos u dorëzo pavarësisht vështirësive që do të kesh, por qëndro me shpirtin e luftëtarit deri në fund.”

Në fund programi në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i dha Gesardit një çek me një shumë të caktuar parash për t’i shpenzuar sipas dëshirave të tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME