Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare, si pasojë e trombozës.
Ai mbeti i vetëm me 4 fëmijët dhe nuk ka qenë aspak e thjeshtë për t’i rritur ata.
Në studio, Ëngjëll tregoi se vajza e tij Migela, i ka qëndruar pranë familjes, është kujdesur për ta dhe prandaj dëshira e tij është që ajo tani të shikojë jetën e saj. Për të nuk ka gëzim më të madh, se sa të shohë vajzën e tij të lumtur.
Migela dëgjoi gjithë rrëfimin e babit të saj dhe gjatë gjithë kohës nuk mund të mbante dot lotët.
Por një tjetër suprizë për të ishte edhe halla, e cila shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithçka që ajo ka bërë për familjen, në periudhën e vështirë që kanë kaluar.