Mungesa e një tregu të mirëfilltë në qytetin e Shkodrës ka bërë që tregtarët ambulantë prej vitesh të tregtojnë në rrugë fruta dhe perime.
Tregtarët në afërsi të sheshit “Isa Boletini” në Shkodër thonë se janë të detyruar të dalin të shesin në rrugë, pasi është e vetmja mundësi që kanë për të përfituar pak të ardhura për të jetuar. Mjedisi i papërshtatshëm në të cilin shesin ka bërë që të kenë më pak punë si pasojë e mos plotësimit të kushteve
Një pjesë e qyetarëve shprehen se edhe pse shitja e ushqimeve bëhet jashtë standardeve të kërkuara, prefrojnë të blejnë në rrugë pasi prodhimet janë bio
Qytetarët janë të pasigurtë për ushqimet që blejnë dhe konsumojnë çdo ditë. Tregtimi i produkteve ushqimore në rrugë mes pluhurit dhe baltës është jashtë standardeve të kërkuara. Ndaj qytetarët si dhe tregtarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që t’u sigurohet një vend ku mund të shesin prodhimet e tyre.