Me një kosto minimale, mësoni si të përgatisni vet në shtëpi akulloren më të shijshme që keni provuar ndonjëherë

Recetë nga znj Katerina:

Përbërësit

 

1 litër qumësht

6-7 lugë sheqer

 

3-4 kokrra vezë

2 lugë niseshte

1 vanilje

1 lugë gjalpë

Fruta të thata

Reçel për servirje

Përgatitja

Fillimisht vendosim qumështin të vlojë dhe më pas e lemë t’i ulet pak temperatura.

 

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin dhe niseshten dhe i përziejmë duke shtuar dhe qumështin e ngrohtë. E vendosim në tenxhere në zgarë/vatër të sobës duke e përzier derisa të lidhet. Në fund shtojmë vaniljen dhe arra e fruta të thata sipas dëshirës. E vendosim akulloren në një formë, e lemë të ftohet dhe më pas e vendosim në ngrirje për të paktën 8 orë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME