Momentet kur njerëzit shfaqin anën më të mirë të tyre janë pak të rralla. Por gjeste që shfaqin natyrën njerëzore transmetojnë pozitivitet dhe nxisin shpresë për ngjarje edhe më të mira mes nesh.
I tillë është veprimi i një shqiptari nga Shkodra i cili është rritur në jetimore.
Edhe pse ka patur një jetë të vështirë ai ka vijuar të mos heqë dorë nga humanizmi dhe ndershmëria.
Ai ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se ka gjetur një portofol me thuajse 1 mln lekë ndërsa nuk ka vonuar të kontaktojë pronarin e saj duke e njoftuar.
Qytetari tregon se në portofol ndodhej edhe mjeti i identifikimit të personit.